Ish kryeministri Hoti për marrëveshja e Uashingtonit tri vite pas: Theu izolimin që i ndodhi Kosovës në Qeverinë Haradinaj dhe Kurti I

  • S.A /
  • 04 September 2023 - 12:28
Ish kryeministri Hoti për marrëveshja e Uashingtonit tri vite pas: Theu izolimin që i ndodhi Kosovës në Qeverinë Haradinaj dhe Kurti I

Përmes një postimi të gjatë në Facebook, ish kryeministri Hoti e ka kujtuar nënshkrimin e marrëveshjes së Uashingtonit. Ai ka thënë se përmes Marrëveshjes së Uashingtonit është thyer izolimi ndërkombëtar që i kishte ndodhur Kosovës në Qeverinë Haradinaj dhe Qeverinë Kurti I, transmeton "Kosova Sot Online"

“Sot bëhen tri vite nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Uashingtonit. Besoj se kjo distancë kohore nga nënshkrimi i saj mundëson reflektim më objektiv për rëndësinë e saj. Marrëveshja ka elemente ekonomike dhe gjeopolitike, dhe, duke qenë e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, është më e rëndësishmja për Kosovën nga shpallja e pavarësisë. Përmes saj, si dhe me qeverisjen parimore dhe konsultative me miqtë ndërkombëtarë, e thye izolimi ndërkombëtar që i kishte ndodhur Kosovës në Qeverinë Haradinaj dhe Qeverinë Kurti I.”

Hoti ka shkruar se Marrëveshjen e Uashingtonit duhet parë si një hap të rëndësishëm drejt konsolidimit të plotë të shtetësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Marrëveshje të tilla, siç na tregon historia dhe përvoja jonë në ndërtimin e shtetit, krijojnë realitete të reja gjeopolitike që ndihmojnë vendimmarrjen e aleatëve në mbështetje të synimeve tona për integrime euroatlantike. Ata që nuk e kuptojnë këtë filozofi të veprimit politik, nuk e kuptojnë as qëllimin e kësaj marrëveshje. Pyeteni veten se cili ka qenë qëllimi i vendimeve tona politike të fillim viteve 1990, qëllimi i Marrëveshjes së Rambujesë, i marrëveshjes për çmilitarizim të UÇK-së pas luftës, dakordimi me Planin e Ahtisarit dhe marrëveshje të tjera. Të gjitha ato marrëveshje janë bërë nga gra e burra vizionarë me aleatët e Kosovës, duke ditur se këto ato na dërgojnë më afër realizimit të projektit tonë për Kosovën e pavarur.”

Duke folur për kundërshtimet që ishin për këtë marrëveshje, Hoti ka përmend njërën prej pikave që u kritikua shumë – moratoriumi për aplikim për anëtarësim në organizata ndërkombëtare –

“… ky moratorium ka mbaruar tash e dy vite dhe nuk kam parë asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare.”

Hoti në fund tregoi se cilat pika janë realizuar dhe cilat kanë nisur të zbatohen gjatë kohës që ai ishte kryeministër.

(Kosova Sot Online )