Kokaj: Dëgjova në Tiranë që një libër ishte 2.2 euro, kurse në Kosovë 6.3 euro

  • E.K /
  • 04 September 2023 - 14:08
Kokaj: Dëgjova në Tiranë që një libër ishte 2.2 euro, kurse në Kosovë 6.3 euro

Deputeti i VV-së, Jahja Kokaj, ka marrë fjalën që të flasë për çështjen e teksteve shkollore në konferencën e e VV-së, përcjell “Kosova Sot Online”.

VV-ja ka arsyetuar mos-pjesëmarrjen në seancën e jashtëzakonshme të ftuar nga opozita për çështjen e teksteve shkollore, duke thënë se nuk kanë marrë ende rezultate nga situata në terren.

Kokaj ka akuzuar shtëpitë botuese për abuzim me çmime.

“Unë dëgjova në Tiranë që një libër ishte 2.2 euro, nuk e di si quhej tituli i librit, kurse në Kosovë 6.3 euro. Shto këtu edhe faktin që përveç tekstit bazë ekziston edhe një ndajshtesë që quhet fletore pune, ato plus kanë një kosto të veçantë. Konsideroj që ka qenë e nevojshme që të bëjë një hap të reformimit, të organizimit të këtillë dhe se ky është hapi i pare. Se njeriu plaket duke nxënë. Edhe ky i kësaj ministrie ka një gabim të caktuar, por në qoftë se kuantifikohet gabimi, defundohet. Jemi koshient që gjithmonë ekzistojnë gabimet por jo me nihilizëm të sjellemi…”, ka deklaruar Kokaj.

(Kosova Sot Online)