Profesorët që mbushin 65 vjet do të pensionohen menjëherë, vetëm në rast se rrezikohet akreditimi i programit

  • E.K /
  • 07 September 2023 - 08:36
Profesorët që mbushin 65 vjet do të pensionohen menjëherë, vetëm në rast se rrezikohet akreditimi i programit

Qeveria e Kosovës ka ndryshuar vendimin i cili mundësonte vazhdimin e kontratave të punës deri në përfundim të vitit akademik, mësimdhënësve të Universitetit të Prishtinës, që kanë mbushur 65-vjeç pas fillimit të vitit akademik.

Ky plotësim/ndryshim është miratuar në mbledhjen e mbajtur me 26 korrik 2023, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ndërsa, sipas vendimit të ri, vazhdimi i kontratave të këtyre mësimdhënësve do të bëhet vetëm në rast se rrezikohet akreditimi i programit ku është i angazhuar mësimdhënësi.

(Kosova Sot Online)