Hill thotë se raportet SHBA-Serbi s’mund të varen nga ajo çfarë thonë vende të treta

  • E.K /
  • 07 September 2023 - 11:46
Hill thotë se raportet SHBA-Serbi s’mund të varen nga ajo çfarë thonë vende të treta

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, ka thënë se marrëdhëniet SHBA – Serbi nuk mund të varen nga ajo që thonë disa vende të treta, duke theksuar se ato janë stabile dhe se duhet të punohet për përmirësimin e tyre të mëtejshëm, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai theksoi rëndësinë e rrugës së Serbisë drejt rrugës të integrimit evropian.

“Por pavarësisht politikës së përditshme dhe krizave globale, Serbia arrin të dalë nga situata dhe të vazhdojë me aspiratat për të hyrë në BE”, ka deklaruar Hill.

(Kosova Sot Online)