Memli Krasniqi takohet me shefin e EULEX’it

  • A.P /
  • 07 September 2023 - 17:29
Memli Krasniqi takohet me shefin e EULEX’it

Në takim shefin e EULEX’it, Giovanni Pietro Barbano,e ka pritur sot kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Krasniqi ka thënë se ata kanë diskutuar për situatën e sigurisë, sundimin e ligjit dhe rolin e EULEX-it në Kosovë, tashmë si mision këshillëdhënës dhe me kompetenca të kufizuara.

“Sot, prita në selinë e PDK-së shefin e ri të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano. Bashkë disktuam për situatën e sigurisë, sundimin e ligjit dhe rolin e EULEX-it në Kosovë, tashmë si mision këshillëdhënës dhe me kompetenca të kufizuara”, ka shkruar Krasniqi.


(Kosova Sot Online)