Aktivizohet edhe Edita Tahiri: Opozita t’i shpallë vijat e kuqe para takimit në Bruksel – Jo kompetenca ekzekutive për asociacionin e nivel i tretë i qeverisjes

  • S.A /
  • 08 September 2023 - 12:10
Aktivizohet edhe Edita Tahiri: Opozita t’i shpallë vijat e kuqe para takimit në Bruksel – Jo kompetenca ekzekutive për asociacionin e nivel i tretë i qeverisjes

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialog, Edita Tahiri, ka thënë se opozita duhet t’i shpallë “vijat e kuqe”, për takimin e radhës në Bruksel, ku më 14 shtator do të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, transmeton "Kosova Sot Online".

Sipas Tahirit, vijat që duhet të vendosen nga opozita janë ”JO kompetenca ekzekutive per asociacionin, JO nivel i trete i qeverisjes, PO zbatim te plote të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për statutin e asociacionit”, ka shkruar Tahiri.

688079

“Opozita duhet te shpalle ‘vijat e kuqe’ per takimin e radhes se dialogut te Brukselit, sic jane: JO kompetenca ekzekutive per asociacionin, JO nivel i trete i qeverisjes, PO zbatim te plote te vendimit te Gjykates Kushtetuese per statutin e asociacionit; te mos befasohemi qe Kurti te dal me statut ne ate takim, te cilen po e bene ‘nen rrogoz’”, ka shkruar Tahiri.

(Kosova Sot Online )