Fundjava vjen e nxehtë në Shqipëri, rriten temperaturat

  • E.K /
  • 08 September 2023 - 13:22
Fundjava vjen e nxehtë në Shqipëri, rriten temperaturat

Meteorologja, Lajda Porja, ka treguar se fundjava do të jetë e nxehtë dhe me temperatura tipike vere në Shqipëri, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas të dhënave të gjithë ato që akoma kanë dëshirë për të kaluar një fundjave në plazh, kjo është e duhura pasi temperaturat do të shkojnë deri në 34 gradë.

Porja ka thënë se termometri do të shënojë minimalen 13 gradë dhe maksimalja në 28 gradë.

“Fundjave e kthjellët dhe me temperature të larta. Një fundjavë tipike vere edhe pse zyrtarisht jemi në vjeshtë. Në zonat bregdetare dhe të ulëta do të jenë nën mbizotërimin e kthjellimeve me vranësira të lehta do të shfaqen vetëm pasdite, edhe zonat malore do të jenë nën mbizotërimin e kthjellimeve. Termometri do të shënojë minimalen 13 gradë dhe maksimalja në 28 gradë ndërsa në zonat e ulëta minimalja me 18 gradë dhe minimalja deri në 34 gradë”, ka thënë Porja.

(Kosova Sot Online)