Vuçiq: Kemi biseduar me përfaqësuesit e serbëve që të pranojnë dialogun për mbajtjen e zgjedhjeve në veri

  • E.K /
  • 08 September 2023 - 15:30
Vuçiq: Kemi biseduar me përfaqësuesit e serbëve që të pranojnë dialogun për mbajtjen e zgjedhjeve në veri

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se ka folur me serbët e Kosovës që të jenë të gatshëm për dialog dhe për çështjen e mbajtjes së zgjedhjeve në katër komunat në veri të Kosovës, përcjell "Kosova Sot Online".

Megjithatë, ai ka folur shkurt mbi këtë pa e specifikuar nëse i ka inkurajuar për të marrë pjesë në zgjedhje ose jo, përkundër që pjesëmarrja në zgjedhje e serbëve ishte kërkesë për Serbinë nga bashkësia ndërkombëtare për ta shtensionuar situatën në veri të Kososvës.

“Ne kemi treguar vullnet të mirë, Është obligim për ne. Ne gjithmonë e kemi konsideruar dialog kemi biseduar me përfaqësuesit e serbëve që të pranojnë dialogun për mbajtjen e zgjedhjeve në veri si mënyrën e vetme për të zgjidhur problemet, dhe problemet vetëm po akumulohen”, tha Vuçiq.

“Diskutohet që serbët të lënë vatrat e tyre shekullore, t’ua lënë ndërtesat dhe pronën e tyre atyre të cilëve nuk u ka qenë kurrë”, pretendoi Vuçiq.

(Kosova Sot Online)