Ja si do të jetë moti për fundjavë

  • A.P /
  • 08 September 2023 - 20:32
Ja si do të jetë moti për fundjavë

Gjatë vikendit do të mbajë mot kryesisht me diell, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas IHK-së, të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.

“Të dielën do të mbajë mot me diell. Vranësira të pakta mund të shfaqen rreth relievit malor. Temperaturat  minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29-gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në parashikimin e IHK-së.

(Kosova Sot Online)