Banorët e këtij fshati në Fushë Kosovë nesër do të mbesin pa ujë të pijshëm për disa orë

  • E.K /
  • 09 September 2023 - 16:19
Banorët e këtij fshati në Fushë Kosovë nesër do të mbesin pa ujë të pijshëm për disa orë

Ujësjellësi i Prishtinës ka njoftuar se banorët e fshatit Bresje të Fushë Kosovës nesër nuk do të kenë furnizim me ujë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Këta banorë nuk do të kenë uje për disa orë për shkak të një riparimi.

Uji do të ndalet nga ora 09:00-15:00.

“Ju njoftojmë se nesër më 10.09.2023 është planifikuar të riparohet një rrjedhje e ujit në gypin magjistral fi 250 mm që furnizon me ujë të pijshëm pjesën e Bresjes në Fushë Kosovë. Nesër, e diel duke filluar nga ora 09:00-15:00 banorët e fshatit Bresje nuk do të kenë furnizim me ujë”, ka njoftuar Arjeta Mjeku, zëdhënëse në KRU Prishtina.

(Kosova Sot Online)