
Pasi e sulmoj fizikisht vajzën arrestohet babai i saj

Pasi e ka sulmuar fizikisht vajzën e tij, një person është arrestuar para dy ditësh në Pejë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ndërkaq viktima pas këtij rasti ka pranuar ndihmë mjekësore.
“Pejë 08.09.2023 – 15:00. Viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga babai. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
(Kosova Sot Online)