Vjosa Osmani mysafirja e parë që pritet nga Pendarovski, para nisjes së takimeve me liderët ballkanik

  • E /
  • 11 September 2023 - 10:12
Vjosa Osmani mysafirja e parë që pritet nga Pendarovski, para nisjes së takimeve me liderët ballkanik

Presidenti i Maqedonisë Veriore, Stevo Penarovski, ka pritur në takim presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, para takimit me liderët ballkanik në kuadër të samitit të Brdo-Brijunit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në sesionin e përbashkët me liderë të rajonit, Osmani do ta mbajë fjalim, ndërkaq më pas do të zhvillojë takime bilaterale me krerët e disa shteteve pjesëmarrëse.

Takimi i Brdo-Brijuni është ngjarje vjetore multilaterale në të cilën takohen presidentët e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor si dhe të Sllovenisë dhe Kroacisë, e ku fokusi kryesor është në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe anëtarësimin e rajonit në BE.

(Kosova Sot Online)