Kjo është gjendja e gruas së plagosur në Podujevë

  • A.P /
  • 11 September 2023 - 17:20
Kjo është gjendja e gruas së plagosur në Podujevë

Raportohet se një grua e cila mbeti e plagosur pasditën e sotme në Podujevë i është nënshtruar një operacioni,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Pasi burri i saj u vra, nga të shtënat u plagos gruaja, e cila u dërgua shpejt në Emergjencën e QKUK-së.

Mjeku Avdush Bajgora tha se “lëndimi është serioz” dhe se pacientja do të operohej.

“Pacientja është sjellur në qendrën emergjente me autoambulanvë nga Podujeva. Është vërejtur lëndim me armë zjarri në regjionin torako-abdominal. Pacientes menjëherë i janë marrë të gjitha analizat hematologjike, biokimike, i është realizuar CT e abdomenit dhe toraksit dhe është konstatuar se lëndimi është serioz”, tha mjeku.

“Pacientja për momentin ndodhet në sallën e operacionit dhe do të operohet”, shtoi mjeku Avdush Bajgora.

(Kosova Sot Online)