Dy seantorë amerikanë i shkruajnë Blinken-it, kërkojnë llogari për diskriminimit që Serbia po ua bën shqiptarëve në Luginën e Preshevës

  • E.K /
  • 12 September 2023 - 08:57
Dy seantorë amerikanë i shkruajnë Blinken-it, kërkojnë llogari për diskriminimit që Serbia po ua bën shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Bashkëkryesuesit e Grupit për Çështje Shqiptare në Senatin e SHBA-ve, dy senatorët Joni Ernst dhe Gary Peters i janë drejtuar Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, Antony Blinken, për Luginën e Preshevës dhe kauzën e drejtë të shqiptarëve etnikë atje, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kështu ka njoftuar anëtar i bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane Faton Bislimi.

Në letrën e tyre, sipas tij, senatorët i kërkojnë Sekretarit të Shtetit që të hap temën e çështjes shqiptare në Luginë në secilin komunikim apo takim me autoritetet serbe.

(Kosova Sot Online)