BE heq sanksionet ndaj disa oligarkëve

  • A.P /
  • 12 September 2023 - 20:00
BE heq sanksionet ndaj disa oligarkëve

Bashkimi Evropian nuk do të zgjasë sanksionet e vendosura ndaj tre biznesmenëve rusë për luftën e Rusisë në Ukrainë, të cilat skadojnë gjatë kësaj, sipas Reuters dhe tre burimeve diplomatike, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Qeveritë perëndimore kanë vendosur sanksione gjithëpërfshirëse ekonomike ndaj Moskës, duke përfshirë ndalimin e importeve të naftës, për pushtimin e saj në Ukrainë në shkurt 2022. Tre

biznesmenët rusë janë Grigory Berezhkin, miliarderi Farhad Akhmedov dhe ish-kreu i kompanisë elektronike online Ozon Alexander Shulgin.

BE-së i duhet unanimiteti midis 27 vendeve anëtare për të vendosur sanksione, të cilat rinovohen çdo gjashtë muaj. Seti tjetër i sanksioneve skadon më 15 shtator.

Deri më tani, rreth 1600 individë dhe më shumë se 200 subjekte janë në listën e sanksioneve të BE-së, e cila daton që nga viti 2014, kur Rusia pushtoi rajonin e Krimesë nga Ukraina.

Akhmedov është aktiv në sektorin e naftës dhe gazit të Rusisë, ndërsa Berezkin, i cili është pjesë e rrethit të ngushtë të presidentit rus Vladimir Putin, është aktiv në një sërë sektorësh, duke përfshirë median, infrastrukturën dhe energjinë, sipas listës zyrtare të sanksioneve të BE-së.

Farhad Akhmedov, siç raportohet nga shërbimi rus i BBC, i cili renditet i 99-ti në listën e miliarderëve rusë të Forbes, ishte në qendër të një skandali në mars të këtij viti kur një bisedë e regjistruar që besohet se ishte dhe producentit Joseph Prigozhin. Në bisedën e tyre, të dy bashkëbiseduesit kritikuan ashpër udhëheqjen ruse për luftën që Rusia i shpalli Ukrainës, e cila çoi në izolimin e Rusisë nga pjesa tjetër e botës.

Këshilli i BE-së vendosi sanksione ndaj Shulgin më 8 prill 2022 me arsyetimin se ai ishte një “biznesmen me ndikim” i cili mori pjesë në një takim me Vladimir Putin në ditën kur Rusia filloi pushtimin e saj në Ukrainë.

Në fillim të shtatorit u bë e ditur se Gjykata Evropiane vendosi të heqë sanksionet ndaj Alexander Shulgin. Kjo ishte hera e parë që një gjykatë evropiane merrte një vendim të tillë për një biznesmen rus. 

(Kosova Sot Online)