Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

  • A.P /
  • 15 June 2026 - 07:20
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Java në Kosovë nis me mot kryesisht të qëndrueshëm. Të hënën parashikohet mot me diell dhe vranësira të shpërndara në pjesën më të madhe të vendit.

Të martën pritet mot më i ndryshueshëm, me alternim intervalesh me diell dhe vranësira, të cilat vende-vende mund të shoqërohen edhe me reshje shiu.

Ndërkaq, të mërkurën moti do të jetë sërish kryesisht me diell, ndërsa vranësirat do të jenë të herëpashershme dhe të shpërndara.

(Kosova Sot Online)