Në dy javët e fundit në Kosovë një i vdekur dhe 67 të infektuar me Covid-19

  • E.K /
  • 13 September 2023 - 14:36
Në dy javët e fundit në Kosovë një i vdekur dhe 67 të infektuar me Covid-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë me dije se në dy javët e fundit në Kosovë janë raportuar 67 raste pozitive me Covid-19 dhe një person ka vdekur, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas grup-moshave rezulton se numri më i madh i rasteve i takojnë grup-moshave 50-59 vjeç (me 16 raste) dhe 60-69 vjeç (me 15 raste) me moshë mesatare 52 vjeç.

Në njoftim thuhet se përkundër rasteve të shënuara së fundi, situata epidemiologjike në Republikën e Kosovës me COVID-19 mbetet e qetë, ndërsa qytetarët që manifestojnë shenja të infeksionit këshillohen të testohen dhe konsultohen me mjekun për çdo dyshim në COVID-19.

Njoftimi i plotë:

(Kosova Sot Online)