SHBA thirrje për Kosovën dhe Serbinë që t’i marrin seriozisht obligimet nga Marrëveshja e Ohrit

  • A.P /
  • 13 September 2023 - 18:38
SHBA thirrje për Kosovën dhe Serbinë që t’i marrin seriozisht obligimet nga Marrëveshja e Ohrit

Nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë folur lidhur me takimin e radhës Kurti-Vuçiq të enjten më 14 shtator, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Një zëdhënës e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë ka thënë se SHBA vazhdon të mbështes fuqishëm dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian si mënyrë për arritjen e një raporti paqësor dhe produktiv në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Nga SHBA gjithashtu kanë bërë thirrje për Kosovën dhe Serbinë që t’i marrin seriozisht obligimet që rrjedhin nga Marrëveshja e Ohrit dhe të fillojnë të lëvizin përpara në obligimet ekzistuese dhe të më hershme në kuadër të Dialogut dhe Marrëveshjes së Ohrit. Këtu vënë theksin tek themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Kërkojmë nga Kosova dhe Serbia që t’i marrin seriozisht obligimet e tyre sipas marrëveshjes për normalizim që arritën në fillim të këtij viti dhe të fillojnë të ecin përpara në obligimet e tyre ekzistuese dhe të mëparshme sipas Dialogut dhe Marrëveshjes së Ohrit, duke përfshirë themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”, ka thënë një zëdhënëse e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë

Sipas Ambasadës së SHBA-së, angazhimi konstruktiv dhe përpjekjet e sinqerta për mirëbesim nga Kosova dhe Serbia do të sjellin përfitime të qëndrueshme për qytetarët, përfshirë rritjen ekonomik dhe do të sigurojnë një stabilitet afatgjatë rajonal.

“Angazhimi konstruktiv dhe përpjekjet e sinqerta të mirëbesimit nga Kosova dhe Serbia do të sjellin përfitime të qëndrueshme për qytetarët, duke përfshirë rritjen ekonomike dhe do të sigurojnë stabilitet afatgjatë rajonal”, ka përfunduar zëdhënësi i Ambasadës së SHBA-së.

(Kosova Sot Online)