Vuçiq: Sapo filluan bisedat e vështira

  • E.K /
  • 14 September 2023 - 11:08
Vuçiq: Sapo filluan bisedat e vështira

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka shkruar në Instagramin zyrtar se “Bisedimet e vështira në Bruksel sapo kanë filluar”, për nisjen e takimeve në Bruksel me ndërmjetësit europianë dhe më pas edhe atë trepalësh me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, përcjell “Kosova Sot Online”.

BE ka njoftuar  se në këtë takim do të diskutohet për marrëveshjen bazë dhe për çështjet aktuale.

Vuçiq sot ka pranuar të ulet në tavolinë me Kurtin, pasi herën e fundit kur në Bruksel u mbajt takimi i nivelit të lartë Kosovë-Serbi, ai pati refuzuar.

(Kosova Sot Online)