Hoti: Nagip Krasniqi edhe pse është në burg merr ende rrogë 1700-1800 euro

  • E.K /
  • 14 September 2023 - 11:27
Hoti: Nagip Krasniqi edhe pse është në burg merr ende rrogë 1700-1800 euro

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, sot gjatë seancës në Kuvendin e Kosovës, e ka përmendur Kryeshefin e pezulluar të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqin, përcjell “Kosova Sot Online”.

Hoti ka thënë se ai vazhdon që të merr 50 përqind të pagës që thotë se i bie rreth 1700-1800 euro, edhe pse ndodhet në paraburgim.

Tutje, Hoti ka shtuar se ai vazhdon të paguhet nga buxheti i shtetit të Kosovës.

“Kryeshefi i KEK’ut është në paraburgim njeri, edhe du me prezumu pafajësinë për të, por ai vazhdon të mos shkarkohet dhe të merr 50 përqind të rrogës. 1700-1800 euro merr rrogë ai, e është në burg, në paraburgim. I pafajshëm derisa nuk ka vendim të gjykatës, por ai vazhdon të paguhet nga buxheti i shtetit të Kosovës”, ka deklaruar Hoti.

(Kosova Sot Online)