Radoiçiq - Kurtit: Koha do të tregojë se kush do të paguajë në fund

  • A.P /
  • 14 September 2023 - 20:10
Radoiçiq - Kurtit: Koha do të tregojë se kush do të paguajë në fund

Milan Radoiçiq, nënkryetari i Listës Serbe, i kërkuar nga Policia e Kosovës dhe i sanksionuar nga SHBA-ja, i ka reaguar ashpër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Kreu i ekzekutivit Kosovar, Albin Kurti, pas takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, ka përmendur grupet kriminale në Veriun e Kosovës.

Këto mesazhe, Radojçiq i ka parë si “kërcënime nga Kurti”, duke thënë se ai është “okupator”.

Deklaratën e tij e ka publikuar Lista Serbe, subjekt politik që ka bojkotuar institucionet e Kosovës në nivel qendror, përpos Kuvendit të Kosovës ku deputetët e kësaj partie vazhdojnë të paraqitën njëherë në gjashtë muaj.

(Kosova Sot Online)