Granti rreth 35 milionë dollarësh, Presidentja Osmani nënshkruan sot marrëveshjen me USAID’in

  • E.K /
  • 15 September 2023 - 08:17
Granti rreth 35 milionë dollarësh, Presidentja Osmani nënshkruan sot marrëveshjen me USAID’in

Sot do të nënshkruhet marrëveshja e grantit për objektiva zhvillimore mes Kosovës dhe USAID’it në vlerë prej 34 milionë e 727 mijë dollarëve, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në emër të Kosovës do të nënshkruajë Presidentja Vjosa Osmani, ndërsa në emër të USAID’it, U.D drejtoresha e USAID’it, Kerry Monaghan Hogler.

“Nesër (15.09.2023), në orën 11:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe USAID nënshkruajnë marrëveshjen e grantit në vlerë prej 34 milion e 727 mijë dollarë. Amendamenti nr.05 i marrëveshjes së grantit për objektivat zhvillimore do të nënshkruhet nga Presidentja Osmani në emër të Republikës së Kosovës dhe nga U.D drejtoresha e USAID znj.Kerry Monaghan Hogler, në emër të USAID. Mediat do të marrin pamje në fillim të takimit, ndërkaq pas tij Presidentja Osmani dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey M.Hovenier, do të deklarohen për media”, thuhet në njoftimin e Presidencës drejtuar mediave.

(Kosova Sot Online)