Defekt në një bankomat në Pogradec, u jep qytetarëve më shumë para se rroga

  • E.K /
  • 15 September 2023 - 13:09
Defekt në një bankomat në Pogradec, u jep qytetarëve më shumë para se rroga

Në Pogradec, para disa ditëve një bankomat i një banke të nivelit të dytë ka pasur një defekt dhe për pasojë ka nxjerrë tek qindra klientë më shumë para kur kanë bërë tërheqje, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas të dhënave një pjesë e madhe që kanë tërhequr pagat u kanë dalë 6000 lekë më shumë.

Ka qenë vetë banka që e ka konsatuar problemin edhe pse me qindra rrogëtarë kishin marrë më shumë para dhe më pas janë telefonuar për t’i kthyer mbrapsht në bankë.

Nuk dihet se sa është shuma totale e shpërndarë gabim dhe nëse paratë janë kthyer të gjitha pas.

(Kosova Sot Online)