Konjufca: Bosnjëzimin e Kosovës nuk e pranojmë

  • A.P /
  • 15 September 2023 - 14:35
Konjufca: Bosnjëzimin e Kosovës nuk e pranojmë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se nuk pranojnë themelimin e një asociacionin që është kundër kushtetues, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Është e papranueshme për Kosovën. Kjo ka qenë edhe arsyes në shtator palët kanë pasur një përpjekje shtesë për të ja dhënë një zgjidhje ngërçit që është krijuar përmes asaj që me zgjerua përmbajtjen e marrëveshjes dhe më bë gjithëpërfshirëse që me ja rritë substancën politike. Përmes marrëveshjes së Ohrit është përpjekur që me u rregullua marrëdhënia e jashtme Kosovë-Serbi dhe këtë e rregullon neni 2 i marrëveshjes së Ohrit ku thotë se shtetet do të funksionojnë si dy shtete sovrane sipas principeve të kartës së  Kombeve të Bashkuara. Dhe në këtë kuadër të transformimit të marrëdhënieve kur ato bëhën miqësore Kosova e themelon Asociacionin. Përndryshe Kosova nuk ka obligim që të ja jep Asociacionin Serbisë dhe ne të mbetemi të panjohur nga ana e Serbisë e të luftohemi, kjo do të ishte katastrofike dhe me pasoja të mëdha”.

Kryeparlamentari Konjufca tha se  nuk pranojnë Bosnjëzimin e Kosovës.

“Nuk do të lodhemi kurrë që edhe më tutje të argumentojmë me bashkësinë ndërkombëtare se kjo është një pozicionim që Kosova nuk hec dorë sepse po të hicte dorë mund të qojmë në Bosnjëzimin e Kosovës. Populli e ka votu VV-së për ta stopuar procesin e Bosnjëzimin e Kosovës. Asociacioni është pranuar prej qeverive të kaluara nuk mund ta kthejmë në pikën zero. Ne e kuptojmë që Kosova nuk ka kapacitete me kthy në zero atë proces. Por, në mënyrë që me realizua ne obligimin tonë, a mund të na garantoni që Serbia nuk do ta përdor këtë mekanizëm për me minu shtetësinë dhe sovranitetin e Kosovës. Bashkësia ndërkombëtare nuk po jep garanci. Bashkësia ndërkombëtare duhet me dhanë garanca të fuqishme jo vetëm fjalë goje”, deklaroi Konjufca.

(Kosova Sot Online)