Axha kërcënon nipin se do i vrasë nëse e presin malin që ua la gjyshi

  • A.P /
  • 15 September 2023 - 15:52
Axha kërcënon nipin se do i vrasë nëse e presin malin që ua la gjyshi

Raportohet se një konflikt familjar ka ndodhur në fshatin Revuqë të Podujevës, ku disa anëtarë të familjes Bekteshi janë përfshirë në sherr për një pronë të cilën e kanë trashëgimi nga gjyshi i tyre, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Burimet  brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se xhaxhai i cili jeton jashtë shtetit, ka kërcënuar nipin e tij me jetë.

Bazuar në dëshminë e dy të rinjve që denoncuan rastin, i dyshuari i ka kërcënuar se do i vrasë me gjithë familjen në rast se shesin pyllin e trashëguar.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë arritur që ta arrestojnë të dyshuarin dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje’.

(Kosova Sot Online)