Musliu: Albin Kurti duhet të japë dorëheqje

  • A.P /
  • 15 September 2023 - 17:10
Musliu: Albin Kurti duhet të japë dorëheqje

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, e ka vlerësuar si të dështuar takimin e djeshëm të kryeministrit Albin Kurti me presidentin serb Aleksander Vuçiq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo ka vlerësuar se Kurti dje në Bruksel ka treguar se është partner jo-serioz.

Deputetja e PDK-së ka shkruar se veprimi i vetëm i mirë që Kurti mund ta bëj në këtë fazë është ofrimi i dorëheqjes.

“Edhe një takim, edhe një dështim! Kryeministri Kurti, në vazhdën e dështimeve në politikën e jashtme krahas dështimeve të njëpasnjëshme në politikën e brendshme, tregoi se është partner jo-serioz për këdo. Ky person, i cili dikur na mbante ligjerata se si për dialog ne duhet t'i kemi sytë kah Brukseli e jo nga Uashingtoni, tash s'po arrin të dakordësohet as me BE-në. Problemi nuk është as Brukseli e as Uashingtoni. Problemi, pra, është Kurti, i cili po e dëshmon çdo ditë që as nuk ka - e as nuk ka pasur ndonjëherë - haber për asgjë. Veprimi i vetëm i mirë që Kurti mund ta bëj në këtë fazë është ofrimi i dorëheqjes. Çdo gjë tjetër, është zgjatje e agonisë për Republikën tonë, e cila sot është shndërruar në objekt talljeje nga lindja në perëndim”, ka shkruar ajo.

(Kosova Sot Online)