Me këtë diplomaci të brishtë e jo profesionale Kosova mund të pres tani akoma sanksione të reja

  • S.A /
  • 18 September 2023 - 12:02
Me këtë diplomaci të brishtë e jo profesionale Kosova mund të pres tani akoma sanksione të reja

 

Doktori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Gurakuç Kuçi, i ka bërë një analizë më të thellë takimit të 14 shtatortit Kurti Vuçiq në Bruksel dhe dështimit të tij. Sipas Kuçit, diplomacia kosovare është në defanzivë për shkak zhvillimit të një lloj diplomacia izoluese, e cila akoma mbetet ë formësuar në suazat e lidhjeve klanore, politike e familjare, pa një bazament të fuqishëm të vlerave profesionale, shkruan Kosova Sot Online”.

“Ndjekja e diplomacisë izoluese dhe refuzuese Kosovën nuk do ta dërgoj askund tjetër përveç në favorizimin e Serbisë dhe lejimin e hapësirës që kjo e fundit të afrohet edhe më shumë me ata që e kanë sponsorizuar Kosovën si shtet. Janë të qarta gjeopolitikat e mëdha që po mbahen sot nga fuqitë e mëdha por në këto ujëra sa do të papërshtatshme, një diplomaci e mençur e Kosovës do të duhej të dinte të sillej dhe diplomacia e aftë tregohet më së miri në kohë të papërshtatshme dhe jo kur ujërat janë të qeta. Kosova mund të pres tani sanksione të reja, gjë që mund ta dëmtojnë thellë gjendjen e Kosovës në veri duke arsyetuar një ri-shpërthim të ri të bandave të Vuçiqit në veri të vendit, pastaj sanksione të reja dhe thellim i krizës.

Duhet ta dijë secili nga Kosova që askush nuk mund ta frikësojë diplomacinë perëndimore për asgjë por mund të përfitojmë nga ta nëse dimë të sillemi. Kosova nuk ka diplomaci e as tani nuk po ndërton një të tillë, vetëm është duke vazhduar punësimin e militantëve siç është bërë edhe në të kaluarën”, thotë, doktori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Gurakuç Kuçi .

(Kosova Sot Online “