Arrestohen disa persona në Podujevë

  • A.P /
  • 18 September 2023 - 14:50
Arrestohen disa persona në Podujevë

Katër persona, tre prej tyre të mitur janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që dyshohet se kanë vjedhur derivate, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Vjedhja dyshohet se ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Podujevë, konkretisht në fshatin Lupç.

Policia dyshon se nga eskavatorët që po kryejnë punimet në atë zonë, të dyshuarit kanë arritur të marrin sasi të ndryshme të derivateve.

Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se personat e dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje, dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë për veprën vjedhje.

“Sot nga njësite policore të stacionit të Podujevës, në fshatin Lupç, janë arrestuar në flagrancë katër persona të dyshuar për  vjedhje. Rasti  ka ndodhë në magjistralen Prishtinë -Podujevë, ku personat e dyshuar nga eskavatorët (që po kryejnë punimet në atë zonë), kanë arrit të marrin sasi të ndryshme të derivateve. Personat e dyshuar (tre nga ta të mitur), me vendim prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje, dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë për veprën vjedhje”, tha Ahmeti.

(Kosova Sot Online)