Osmani takon Presidentin e Kenisë

  • A.P /
  • 18 September 2023 - 20:10
Osmani takon Presidentin e Kenisë

Në kuadër të vizitës së saj në ShBA, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka zhvilluar takim edhe me presidentin e Kenias, William Ruto.

Teksa ka ndarë pamje nga takimi me të, Osmani tha se me Ruton kanë diskutuar thellimin e marrëdhënieve midis dy vendeve tona.

“Mezi presim ndërmarrjen e hapave të përbashkët që do t’i afrojnë tutje vendet dhe popujt tanë”, është shprehur ajo.

(Kosova Sot Online)