Vetura godet motoçiklistin në Prishtinë e më pas ik nga vendi i ngjarjes

  • A.P /
  • 20 September 2023 - 15:35
Vetura godet motoçiklistin në Prishtinë e më pas ik nga vendi i ngjarjes

 Raportohet se në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë,  një veturë sot e ka goditur motoçiklistin dhe më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gazetari Venhar Isufi ka shkruar në “Facebook” se emergjenca tash e 20 minuta nuk ka arritur në vendin e ngjarjes derisa Policia dhe një qytetare po ia japin ndihmën e parë të lënduarit.

“Vetura godet motoçiklistin ne rrugen “Luan Haradinaj” vetura ik nga vendi i ngjarjes, ndersa Policia e Kosoves dhe nje qytetare po ia japin ndihmen e pare te lenduarit. Emergjenca tash e 20 minuta nuk ka ardhur ne vendin e ngjarjes!!”

(Kosova Sot Online)