Raportohet për shkarkime në Ministri të Arsimit

  • A.P /
  • 20 September 2023 - 20:11
Raportohet për shkarkime në Ministri të Arsimit

Vetëm pak ditë pasi presidentja Vjosa Osmani ka dekretuar ligjin për zyrtarë publik, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka marrë vendim për shkarkimin e tre drejtorëve në ministrinë që drejton.

Sipas kp, e cila ka siguruar vendimet ku nga detyra janë shkarkuar drejtori i Inspektoratit në MASHTI – Defrim Gashi, drejtori i Qendrës së Studentëve – Fatmir Sfishta dhe drejtori i Institutit Pedagogjik të Kosovës – Nezir Çoçaj.

Gjykata Kushtetuese kishte kontestuar disa nene të këtij ligji, ndërsa të martën, Partia Demokratike e Kosovës ka kritikuar Osmanin se ka bërë shkelje kushtetuese me aktin e dekretimit.

(Kosova Sot Online)