Berisha: Agim Idrizi ta fyen inteligjencën, në Speciale folke për një mëzat

  • A.P /
  • 20 September 2023 - 21:29
Berisha: Agim Idrizi ta fyen inteligjencën, në Speciale folke për një mëzat

Hisen Berisha, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka folur edhe për dëshmitarin e hapur në Gjykatën Speciale, Hisen Berisha, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

AI ka thënë se dëshmia e tregon sa seriozë janë dëshmitarët, duke thënë se Idrizi përmendi në Speciale një “mëzat” që ia kanë marrë.

”Me komentu është fyerje e inteligjencës, ky nuk është as dëshmitar. Ky thotë më aknë marrë një mëzat dhe një shuplak që ia ka dhënë dikush me drejtorin politik të UÇK-së”, ka thënë ai.

Më tutje, ai ka thënë se kjo tregon shumë edhe për numrin e madh të dëshmitarëve që nuk dalin publikisht.

”Ky është dëshmia më e mirë që numri i dëshmitarëve të shumtë, koha që do të shpenzohet për ta, edhe nëse marrin pjesë në seanca të mbyllura, kurgjo nuk është vlera e tyre”, ka thënë ai.

Berisha tha se ka dëshmitarë që kanë fituar letrat në perëndim duke akuzuar rrejshëm UÇK-në.

”Sot po të donim me verifiku ke njerëz që me dëshmi të rrejshme UÇK-ja po don me më vra ka fitu letra në perëndim e tash dëshmojnë”, ka thënë ai.

Më tutje, Berisha ka thënë se ai është ithtar që të dënohet çdo krim kur ka fakte.

(Kosova Sot Online)