Vjosa Osmani takohet me Biden, del fotografia nga pritja presidenciale në Nju Jork

  • E.K /
  • 21 September 2023 - 09:39
Vjosa Osmani takohet me Biden, del fotografia nga pritja presidenciale në Nju Jork

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,  e ka takuar presidentin e SHBA-së, Joe Biden në Nju Jork, në kuadër të javës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ajo ka publikuar një fotografi me Biden, në të cilën janë edhe Zonja e Parë e SHBA-së, Jill Biden dhe Zotëria i Parë i Kosovës, Prindon Sadriu.

“Aleanca e Lirisë! Një Aleancë e përhershme!”, shkroi Osmani.

Presidentja është ftuar që të marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden.

(Kosova Sot Online)