Stano për arrestimet e serbëve për krime lufte në Kosovë: Ne jemi duke e monitoruar situatën dhe jemi në kontakt të ngushtë me autoritetet në Kosovë

  • E.K /
  • 21 September 2023 - 13:50
Stano për arrestimet e serbëve për krime lufte në Kosovë: Ne jemi duke e monitoruar situatën dhe jemi në kontakt të ngushtë me autoritetet në Kosovë

BE-ja është në kontakt me autoritetet në Prishtinë për të marrë të gjitha informacionet për arrestimet e fundit të serbëve në veri të Kosovës, nën akuzën e kryerjes së krimeve të luftës, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Ne jemi duke e monitoruar situatën dhe jemi në kontakt të ngushtë me autoritetet në Kosovë, për të zbuluar gjithçka rreth zhvillimit të mëtutjeshëm të situatës dhe do të reagojmë nëse është e nevojshme”, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

I pyetur nga një gazetar, ai shtoi se BE-ja nuk e konteston të drejtën e Kosovës për të ndjekur penalisht krimet e luftës, por nuk ka dashur të komentojë më tej për rastin.

(Kosova Sot Online)