Policia nis hetimet për disa shkrime me motive te nxitjes së urrejtjes në Zveçan

  • E.K /
  • 22 September 2023 - 08:52
Policia nis hetimet për disa shkrime me motive te nxitjes së urrejtjes në Zveçan

Policia e Kosovës ka nisur hetimet pasi gjatë patrullimit kanë vërejtur në muret e disa shtëpive shkrime me motive nxitëse së urrejtjes në Zveçan, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që të iniciohet rasti dhe të vazhdohet me hetime.

“Zveçan 21.09.2023 – 12:05. Njësitë policore gjatë patrullimit kanë vërejtur se nga i/të dyshuar deri më tani të panjohur, në muret e disa shtëpive janë bërë disa mbi shkrime me motive të nxitjes së urrejtje. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që të iniciohet rasti dhe të vazhdohet me hetime”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)