Abdixhiku: Zgjedhjet në kryeqytet janë shenjë e një ndryshimi të madh që po vjen

  • E.K /
  • 23 September 2023 - 13:01
Abdixhiku: Zgjedhjet në kryeqytet janë shenjë e një ndryshimi të madh që po vjen

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se në Prishtinë janë finalizuar zgjedhjet e brendshme edhe në 8 nëndegë të tjera të partisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas Abdixhikut, ka një mobilizim të madh në kryeqytet dhe sipas tij kjo është shenjë e një ndryshimi të madh që do të pasojë.

Abdixhiku ka thënë se janë në gjysmë të procesit dhe se në Prishtinë do të jenë gjithsejtë 86 degë.

(Kosova Sot Online)