Guerot: Sulmi ndaj policisë në Veri i papranueshëm

  • A.P /
  • 24 September 2023 - 12:33
Guerot: Sulmi ndaj policisë në Veri i papranueshëm

Për sulmin në Veri ku mbeti i vrarë një pjesëtar i Policisë së Kosovës, ka reaguar Olivier Guerot, ambasadori i Francës në Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka dënuar sulmin si dhe ka kërkuar që autorët e krimit të arrestohen e të dalin para drejtësisë.

”Sulmi ndaj policisë së Kosovës mbrëmë është i papranueshëm. Mendimet e mia të para janë me viktimat dhe familjet e tyre. Autorët e këtij sulmi duhet të arrestohen dhe të sillen para drejtësisë”, ka shkruar ai në Twitter.

Më parë ka pasur reagim edhe nga ambasadori amerikan dhe ai gjerman.

Institucionet e Kosovës këtë sulm e kanë cilësuar si terrorist.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar se vazhdimisht i kanë bërë thirrje Serbisë që të mos sponsorizojnë sulmet terroriste. 

(Kosova Sot Online)