Gërvalla godet Borellin: Si mund ta tolerojnë më këtë cinizëm anëtarët e BE-së?

  • A.P /
  • 24 September 2023 - 15:19
Gërvalla godet Borellin: Si mund ta tolerojnë më këtë cinizëm anëtarët e BE-së?

Kryediplomatit të BE-së, Josep Borrell, për reagimin e tij për ngjarjet në veri ku u vra një polic i Kosovës dhe u plagos një tjetër, i ka reaguar ashpër kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo tha se reagimi i tij ishte i turpshëm, derisa pyeti anëtarët e BE-së “mund ta tolerojnë më këtë cinizëm”.

Reagimi i plotë në X:

Zoti Borrell, vërtet?

Terroristët vrasin policinë – dhe ju thërrisni “të gjithë aktorët”?

Asnjë fjalë mbështetje për policinë? As kundër terroristëve?

A i referuat edhe sulmeve terroriste në Spanjë si “armiqësore”?

Sa turp.

Si mund ta tolerojnë më këtë cinizëm anëtarët e BE-së?