Sot ditë zie në Kosovë në nderim të policit Afrim Bunjaku

  • E.K /
  • 25 September 2023 - 07:45
Sot ditë zie në Kosovë në nderim të policit Afrim Bunjaku

Sot është shpallur ditë zie shtetërore nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kjo është bërë për të nderuar policin e Kosovës që u vra dje në krye të detyrës në fshatin Banjskë të Zveçanit.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e hënë, 25 shtator 2023, të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të policit Afrim Bunjaku, i vrarë në veri të vendit. Zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së hënë, ndërkaq Protokolli i Shtetit ngarkohet që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në njoftimin e djeshëm të Presidencës.

(Kosova Sot Online)