Ish-shefi i AKI-së: Sulmi ndaj Policisë së Kosovës është një operacion konkret i planifikuar

  • E.K /
  • 25 September 2023 - 08:25
Ish-shefi i AKI-së: Sulmi ndaj Policisë së Kosovës është një operacion konkret i planifikuar

Ish-shefi i AKI-së, Bashkim Smakaj, ka thënë se sulmi i djeshëm ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, ka qenë një operacion i planifikuar gjatë, ku si pasojë u vra një zyrtar policor.

Smakaj ka thënë se ky nuk është një operacion i rastit.

“Ky është një operacion konkret i planifikuar. Gjitha veprimet që i kemi parë bëjnë me kuptu që ky është një operacion i planifikuar gjatë, nuk është një operacion i rastit, veprimi dhe sulmi ndaj uniformave është i përzgjedhur, vendosja e barrikadave dhe koha e vendosjes është ka qenë shumë e qartë se konfrontimi do të jetë me zyrtarë të shtetit dhe më pas strehimi në manastir që me involvu një reagim jashtëkontrollit”, u shpreh Smakaj.

(Kosova Sot Online)