Franca reagon për sulmin në veri të Kosovës: Serbia dhe Kosova të veprojnë me përgjegjësi

  • A.P /
  • 25 September 2023 - 17:38
Franca reagon për sulmin në veri të Kosovës: Serbia dhe Kosova të veprojnë me përgjegjësi

Për sulmin terrorist të ndodhur dje në veri të Republikës së Kosovës që la të vdekur një pjesëtar të Policisë së Kosovës dhe të plagosur dy të tjerë, kanë reaguar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Francës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Franca e ka dënuar një sulm të tillë duke e konsideruar si sulm të papranueshëm në Kosovës që la të vdekur një polic të Kosovës dhe plagosi dy të tjerë.

Në këtë reagim, Franca ka thënë se shpreh ngushëllime për familjet e viktimave dhe kanë bërë thirrje që autorët të sillen shpejt para drejtësisë.

Parisi zyrtar konsideorn se këto ngjarje theksojnë nevojën urgjente që Serbia dhe Kosova të veprojnë me përgjegjësi me qëllim të uljes së tensioneve dhe rikthimit në mirëbesim në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

Sipas tyre kjo është e vetmja mënyrë që normalizimi i raporteve të ketë sukses dhe që do të lejojë të dy vendet të bëjnë progres drejt anëtarësimit në Bashkim Evropian.


(Kosova Sot Online)