Kisha Ortodokse Shqiptare pas zhvillimeve në veri nxjerr vendim të mos njohë Kishën Ortodokse Serbe si paqësore

  • E.K /
  • 26 September 2023 - 08:09
Kisha Ortodokse Shqiptare pas zhvillimeve në veri nxjerr vendim të mos njohë Kishën Ortodokse Serbe si paqësore

Kisha Ortodokse Shqiptare ka njoftuar se ka shkëputur marëdhënjet me Kishën Ortodokse Serbe, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në njoftimin e tyre thuhet që Kisha Shqiptare mallkon Kishën Serbe dhe udhëheqësin e saj.

Secilin klerik serb e shpall antifetar, dhe nuk e njehë Kishën Ortodokse Serbe si kishë paqësore.

Ata njoftuan se nuk do ti njohin as dokumentat e tyre.

Nënjoftim është thënë se ky njoftim hyn në fuqi menjëherë.

Njoftimi i plotë:

Vendim Kanunor Kishtar!

Me vendim të Këshillit të Kishës Ortodokse Kombëtare Shqiptare dhe me bekimin e kreut të Kishës sonë, zotit at Nikolla Xhufka, është vendosur:

1- Kisha jonë mallkon kishen serbe dhe kreun e saj, Patriarkun Profire.

2- Ndarja kanunore me çdo kishë serbe në Serbi ose në mbarë botën.

3- Shpalljen heretik të çdo kleriku serb.

4- Mosnjohjen e kishës serbe si kishë paqësore të krishterë.

5- Mosnjohjen e asnjë dokumenti që lëshohet nga kisha serbe (certifikata pagëzimi, kurorëzimi etj.)

6- Ndalimin e hyrjes se çdo prifti serb në kishën shqiptare.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

(Kosova Sot Online)