Rohde: Sulmi i tmerrshëm kriminal dhe terrorist kundër oficerëve të zbatimit të ligjit në Kosovë nënvizon nevojën urgjente për të vazhduar bisedimet e dialogut

  • E.K /
  • 26 September 2023 - 09:33
Rohde: Sulmi i tmerrshëm kriminal dhe terrorist kundër oficerëve të zbatimit të ligjit në Kosovë nënvizon nevojën urgjente për të vazhduar bisedimet e dialogut

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës, ku u vra polici Afrim Bunjaku, tregon nevojën urgjente për të vazhduar bisedimet e dialogut dhe zbatimin e marrëveshjes së Ohrit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Deklarata e Rohde vjen pas takimit të Emisarit të BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, me Emisarin e ShBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, si dhe me kryekëshiltarët diplomatikë nga Gjermania e Franca, e Italia Emmanuel Bonne, Jens Plötner dhe Francesco M. Talo.

“Sulmi i tmerrshëm kriminal dhe terrorist i së dielës kundër oficerëve të zbatimit të ligjit në Kosovë nënvizon nevojën urgjente për të vazhduar bisedimet e dialogut dhe zbatimin e marrëveshjes së Ohrit tani”, ka shkruar Rohde.

(Kosova Sot Online)