Kryetari i Komitetit Evropian për Zhvillimin e NATO-s: I bëj thirrje BE-së dhe Kosovës që ta shpallin Listën Serbe organizatë terroriste

  • E.K /
  • 27 September 2023 - 08:35
Kryetari i Komitetit Evropian për Zhvillimin e NATO-s: I bëj thirrje BE-së dhe Kosovës që ta shpallin Listën Serbe organizatë terroriste

Kryetari i organizatës joqeveritare Komiteti Evropian për Zhvillimin e NATO-s, Gunther Fehlinger, ka reaguar prapë pas ngjarjeve të së dielës në veri të Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Austriaku ka kërkuar që Lista Serbe të shpallet organizatë terroriste.

“I bëj thirrje BE-së dhe Kosovës që ta shpallin Listën Serbe organizatë terroriste”, ka shkruar Fehlinger në Tëitter, derisa e ka shpërndarë postimin ku nënkryetari i Listës Serbe shihet në mesin e terroristëve që sulmuan Kosovën të dielën.

(Kosova Sot Online)