Kosovares ia djegin veturën me targa të Serbisë në Leposaviq, e kishte parkuar para shtëpisë

  • E.K /
  • 27 September 2023 - 09:43
Kosovares ia djegin veturën me targa të Serbisë në Leposaviq, e kishte parkuar para shtëpisë

Një veturë është djegur me targa të Serbisë në Leposaviq, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lajmi në polici është lajmëruar nga një grua kosovare.

Njësitet policore janë duke hetuar rastin.

“Leposaviq, 26.09.2023 – 00:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar, se dy persona të panjohur i kanë djegur veturën (me targa të Serbisë) të cilën e kishte të parkuar para shtëpisë. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)