Sveçla me njoftim të ri, njëri nga terroristët e vrarë e shoqëroi si truproje Aleksandar Vulinin kur ishte në Kosovë

  • E.K /
  • 27 September 2023 - 13:02
Sveçla me njoftim të ri, njëri nga terroristët e vrarë e shoqëroi si truproje Aleksandar Vulinin kur ishte në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se njëri nga tre sulmuesit e armatosur serbë, të vrarë në aksionin e Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit të dielën, është ish-truproja e shefit të Agjencisë së Inteligjencës në Serbi (BIA), Aleksandar Vulin.

Sveçla tha se ai ishte trupëroja e shefit të BIA-s serbe, Aleksandar Vulin, në vizitën e tij në Republikën e Kosovës në vitin 2013.

“Dje përmes video-pamjeve dëshmuam prezencën e kryekriminelit dhe udhëheqësin e aksionit terrorist Milan Radojiçiq. Ndërkaq, sot është konfirmuar që njëri nga të vrarët që ishte po ashtu pjesëmarrës i atij akti është edhe Bojan Mijailoviq, trupëroja e shefit të BIA-s serbe, Aleksandar Vulin, në vizitën e tij në Republikën e Kosovës në vitin 2013”, ka thënë Sveçla.

(Kosova Sot Online)