Prishtinë: Arrestohet një person, kanosi zyrtarët policor pas një aksidenti ku u përfshi djali i tij

  • E.K /
  • 28 September 2023 - 08:41
Prishtinë: Arrestohet një person, kanosi zyrtarët policor pas një aksidenti ku u përfshi djali i tij

Një person është arrestuar dje në Prishtinë pasi ka kanosur zyrtarët policor, përcjell “Kosova Sot Online”.

Deri tek kanosja ka ardhur pasi djali i të dyshuarit ka pësuar aksident dhe i njëjti nuk ka pasur patentë shofer.

Pasi që kërkesa e tij është refuzuar nga zyrtarët policorë dhe sqaruar se ligjërisht nuk lejohet, i dyshuari kishte fyer dhe kanosur zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit kujdesta.

Ndërsa, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rr. Haxhi Zeka-Prishtinë 27.09.2023-18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte shkuar në vendin e ngjarjes në një aksident trafiku ku i dyshuar ishte djali i tij dhe kishte kërkuar nga zyrtarët policorë që ai te merr përgjegjësinë për rastin pasi që djali i tij nuk posedonte patentë shofer. Pasi që kërkesa e tij është refuzuar nga zyrtarët policorë dhe sqaruar se ligjërisht nuk lejohet, i dyshuari kishte fyer dhe kanosur zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)