Lajçak flet me eurodeputetin sllovak që është raportues i PE’së për Serbinë

  • A.P /
  • 28 September 2023 - 22:34
Lajçak flet me eurodeputetin sllovak që është raportues i PE’së për Serbinë

 Me deputetin sllovak i cili është raportues për Serbinë në Parlamentin Evropian, është takuar sot emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Me të Lajçak ka folur për situatën në veriun e Kosovës, si dhe për dialogun Kosovë – Serbi.

”Patëm një diskutim të mirë me deputetin e Parlamentit EVROPIAN  VladoBilcik. Folëm për situatën aktuale në veri të Kosovës, dialogun dhe zhvillimet më gjerë rajonale”, ka shkruar Lajçak.

Sllovakia është një nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që akoma nuk e kanë njohur Kosovën.

Po ashtu nga ky shtet vjen edhe emisari i BE-së, Miroslav Lajçak. 

(Kosova Sot Online)