Berisha: Thirrja ime për komunitetin ndërkombëtar - të ndalojë çdo ndërhyrje të Edi Ramës në punët e Kosovës

  • E.K /
  • 29 September 2023 - 15:48
Berisha: Thirrja ime për komunitetin ndërkombëtar - të ndalojë çdo ndërhyrje të Edi Ramës në punët e Kosovës

"Thirrja ime për komunitetin ndërkombëtar është që të ndalojë çdo ndërhyrje të Edi Ramës në punët e Kosovës se i ka me qëllimet me të liga", tha sot kryetari i opozitës, Sali Berisha, përcjell “Kosova Sot Online”.

"Shpreh vlerësimin dhe mbështetjen time për kërkesat e autoriteteve të Kosovës për hetim ndërkombëtar, - tha Berisha. - E konsideroj shumë të domosdoshme që akti terrorist, të cilin Edi Rama nuk e shqipëroi kurrë si të tillë. E quajti akt kriminal. Fillimisht nuk shprehu as ngushëllime për Afrim Bunjakun. Nuk drejtoi kurrë dorën drejt Vuçiçit. Edhe pasi shpalli zinë kombëtare, Vuçiçi nuk ekzistonte në fjalorin e tij.

Hetimi ndërkombëtar është shumë i rëndësishëm për të ndërtuar qëndrimet, për të vendosur sanksionet ndaj Vuçiçit dhe Serbisë si një mjet i domosdoshëm për ta bërë më realist Beogradin ndaj zhvillimeve në rajon.

Ndërsa thirrja ime për komunitetin ndërkombëtar është: të ndalojë çdo ndërhyrje të Edi Ramës në punët e Kosovës se i ka me qëllimet me të liga, destabilizuese, synon ndarjen e Kosovës dhe mbijetesën e tij si një njeri që është i rëndësishëm për zgjidhjen e problemit.".

(Kosova Sot Online)