Rama: Për 140 familje me ndihmë sociale i kemi siguruar drutë

  • A.P /
  • 29 September 2023 - 17:18
Rama: Për 140 familje me ndihmë sociale i kemi siguruar drutë

Për 140 familje me ndihmë sociale, i kemi siguruar drutë për ngrohje, ka njoftuar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai bëri të ditur se javën e ardhshme fillon shpërndarja e tyre.

“Gjithmonë afër familjeve në nevojë. I lumtur që tashmë kemi siguruar drutë për ngrohje për 140 familje me ndihmë sociale. Javën tjetër fillon shpërndarja. Dimri do të na gjejë gati. Drejtoria e Mirëqenies Sociale”, thuhet në njoftim. 


(Kosova Sot Online)